Naftëtarët në rrethana misterioze sëmuren në puset e naftës në Delvinë

529
Sigal

Dy punonjës të një kompanie nafte në Delvinë kanë përfunduar në spital në rrethana ende misterioze. Sipas njoftimit të policisë Delvinë, ngjarja ka ndodhur pardje kur gjatë punës në puset e naftës të një kompanie, shtetasit H. M., 62 vjeç dhe M. P., 26 vjeç, banues në Patos, Fier, nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ata janë shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende se çfarë komplikacionesh kanë shfaqur dy punonjësit që punonin në puset e naftës jashtë qytetit të Delvinës prej disa muajsh. Ndoshta naftëtarët janë helmuar nga gazrat helmuese, por të gjithë rrinë gojëkyçur dhe nuk flasin, edhe pse mund të dinë shumë mirë shkaqet. Ndoshta, në puset e naftës në Delvinë nuk zbatohen rregullat e sigurimit teknik, ose mungojnë edhe analizat e gazrave. Institucionet shtetërore të specializuara, deri tani heshtin. Përse heshtin institucionet shtetërore të specializuara, kur naftëtarëve u rrezikohet jeta në puset e naftës?