Kryeministri Rama: “5000 USD nëse keni një ide”. Aplikoni deri më 30 shtator

508
Sigal

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje atyre që kanë ide për të krijuar një sipërmarrje apo biznes që punëson të rinj të përfitojnë nga programi i Vetëpunësimit të Shërbimit Kombëtar të Punës. Bëhet fjalë për një grant prej 5 mijë dollarësh dhe afati i dorëzimin e aplikimeve mbyllet më 30 shtator. Ftesa e Kryeministrit Rama: Nëse keni një ide për të krijuar një sipërmarrje apo biznes, ku punësohen të rinj të moshës 18-30 vjeç, ju mund të aplikoni në Programin e Vetëpunësimit të Shërbimit Kombëtar të Punës. Ju mund të fitoni një mbështetje financiare për t’i dhënë jetë idesë tuaj dhe krijuar njohuritë e nevojshme në menaxhimin e biznesit. Granti i Start Up-it tuaj është deri në 5000 USD dhe afati për dorëzimin e aplikimeve mbyllet më 30 shtator?