4 bajame në ditë për të parandaluar kancerin dhe…

727
Bajamet janë një ndër ushqimet më të pasura me proteina dhe fibra. Ato sigurojnë sasinë e duhur për trupin tonë.
Ka një mënyrë shumë të thjeshtë që t’i përgatisni bajamet si kurë natyrale, sipas mjekësisë tradicionale kineze. Mjafton të zhysni 4 kokrra bajame në një gotë me ujë gjatë natës dhe t’i hani ato në mëngjes. Bajamet i përkasin familjes së frutave të thata dhe janë të pasura me vlera të larta ushqyese.
Ato përmbajnë proteina, fibra, vitaminë E, kalcium, zink dhe fosfor. Mund të përdoren edhe si një ilaç natyral për të trajtuar sëmundje të ndryshme.
Pse duhen futur në ujë bajamet, para se t’i konsumojmë?
Në lëkurën e bajames është përfshirë një frenues i enzimave, i cili mendohet se mbron farën, derisa ajo merr lagështi gjatë mbirjes. Ky frenues i enzimave çlirohet menjëherë sapo bajamet zhyten në ujë. Kështu ato mund të bëhen më të lehta për t’u tretur në stomak.
Lëkura e tyre e hidhur largohet gjatë natës dhe ju mund të merrni vetëm përfitimet e bajameve të pastruara.
Përfitimet nga bajamet e zhytyra në ujë (ose thjesht bajameve):
Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Shtojnë energjinë
Ulin kolesterolin
I bëjnë mirë trurit
Ndihmojnë për shëndetin e kockave
Rregullojnë presionin e gjakut
Parandalojnë kancerin
Sigal