Prostitucioni në Greqinë e krizës ekonomike

21

Reportazhi dërgohet
ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”,  si
bashkëpunim nga sajti i gazetës greke www.eleftherostypos.gr

 

Prostitucioni
në Greqinë e krizës ekonomike

 

Nata ka ligjet
e saj. Çfarëdo që ndodh gjatë natës, i mbetet asaj. Asnjë, ose, pothuaj asnjë
nuk mund të zbulojë dhe të zbardhë kurrë të vërtetën dhe “identitetin”  e realitetit të saj. Është ajo, që kur errësira
e saj bie mbi qytetin, një tjetër qytet “zgjohet” dhe merr “jetë”.  Atje, shtrihen në hapësirë të fshehtat e
ndjenjave. Të fshehtat, të cilat, nëse zbardhen, atëherë, shkatërrohen edhe jetët
e personazheve të natës.

 

Investigim nga
Andreas Dinis

 

Tema e “EThe Magazine”, 
kësaj here është rritja e prostitucionit në Greqi, vitet e fundit. Në këto
vite të krizës së madhe ekonomike. Gjatë investigimit, takuam dhe bashkëbiseduam
me shumë njerëz, të cilët na folën dhe na dhanë shumë këndvështrime dhe
informacione për aktivitetin e prostitucionit në Greqi.

 Duke bërë një shëtitje
në sheshet e Athinës, çdokush mund të takojë vajza të reja, të moshës 19-20 vjeçe
dhe deri në 55 vjeçe, të cilat janë të gatshme të plotësojnë çdo oreks seksual
të të gjithë klientëve të tyre.

Nëse bëjmë fjalë, se cilat janë sheshet dhe rrugët më të
frekuentueshme të biznesit të prostitucionit, zakonisht, shumica e grave
prostitute “punojnë” në rrugët dhe sheshet e Athinës: Sheshi Kolaçiu, Amerikis,
Vathi, Kumuduru, Bukurushtiu, Pireos.

Atje, nëpër trotuare, në çdo rrugë të shesheve që lart-përmendëm,
donim të bënim një fotografi të një vajze, që ishte në shërbim seksual të
klientëve. E pyetëm, nëse donte të na fliste, dhe pranoi.

Ana, (sikurse e quajmë ne, veçse emrin e saj të vërtetë
nuk na e tha kurrë), është 27 vjeçe dhe jeton në qendër të Athinës. Punonte
deri vjet në një lokal që shiste byrekë në Patisia, deri kur dyqani falimentoi
dhe Ana mbeti e papunë. “Shpenzimet e shumta dhe kostoja e jetesës e papërballueshme.
Nuk e përballoja dot.”- na thotë Ana.

         
Si e fillove
prostitucionin?- e pyesim.

         
Një shoqja ime, e bën këtë punë në 1,5 vitet e fundit. Kur e pashë dhe i
thashë që kam probleme ekonomike, më tha, që të bëja edhe unë punën e prostitutës.
Unë, më tha, do të të mësoj si ta bësh, dhe çfarë të bësh. Në fillim nuk doja,
por ja, që tani jam këtu, në rrugë.

 

-Si ishte hera
e parë e jotja me klientin?

– Shumë e vështirë. Kisha pirë shumë atë natë, deri në atë
pikë, sa mundja ta bëja. Ama, fatmirësisht, gjeta një djalë të “mirë”. I thashë
se në çfarë gjendje jam dhe e kaluam mirë. Që atëherë dhe çdo ditë, puna është
një rutinë. Sot nuk kam asnjë problem, që të më brejë.

– Je trembur
ndonjëherë?

-Jo shumë herë. Në fillim, natyrisht, çdo herë që
ndalonte një makinë, po, trembesha, por më vonë, sikurse ju thashë, u bë e
zakonshme. Tani, me kalimin e kohës, kam mësuar si të mbrohem.

– Cilat janë çmimet
e shërbimit seksual?

– Zakonisht, është rreth 30-40 euro, në makinë. Nëse
klienti do diçka më shumë, e gjejmë çmimin. Unë marr 50 euro.

– Pse?

– Jam “ e pastër”. Nuk marr drogë dhe budallallëqe të
tjera. Thjesht, pi një çik. Janë shumë të tjera, që bëjnë gjëra të ndryshme,
dhe pastaj shkojnë me klientët.

Ana pohon se është e pavarur. Ndoshta trembet të thotë që
ka dikë si tutor.

-Nuk kam davaxhi, domethënë tutor. Punoj vetëm. Disa gra
të tjera, kanë, – na pohon Ana dhe hedh shikimin gjetkë.

-Ke lidhje?

– Po.

– E di ai, se çfarë
pune bën ti?

         
E di.

         
E di?

         
Jo, saktësisht. Di që puna ime ka të bëjë me burrat, por jo, si prostitutë.
Beson se punoj në një bar, si shërbëtore.

         
Të ka ndodhur, që të njohësh  jashtë
kësaj pune, ndonjë nga klientët e tu?

         
Jo, Por, edhe nëse ka ndodhur, është edhe shprehja: “çfarëdo ndodh në errësirën
e natës, mbetet vetëm në errësirën e natës”. Ndaj, nuk ka asnjë mundësi që të
ndodhë diçka e tillë.

-Çfarë moshe
kanë klientët e tu?

-Nuk mund të nxjerrësh një mesatare të moshës. Janë nga çdo
moshë. Që nga kalamajtë e  moshës 20-22
vjeç, e deri 65-vjeçarë. Të gjithë kalojnë këtu.

-Të ka ndodhur
që të vijë ndonjë që është i njohuri yt, të jetë shoku yt, familjari yt?

– Jo dhe as që dua.

– A keni punë
në përgjithësi?

– Jo dhe kaq.  Sot,
konkretisht, nuk ka fare, por, në përgjithësi, ka rënë shumë puna. Vjet ishte më
mirë. Tani, me çfarë oreksi dhe lekë mund të vijë te ne ndokush? Nuk e dëgjon
se çfarë bëhet përreth?

– Shumica, çfarë
janë? Të martuar? Beqarë?

– Të martuarit. Duan të ikin nga rutina bashkëshortore,
siç duket…

-Ke menduar të
ndryshosh profesion?

-Hëëëm. Nuk e di. Por, edhe nëse iki këtej, ku të shkoj?
Çfarë tjetër të bëj? Nuk e shikon se çfarë bëhet dhe ndodh rrotull nesh? Ku të
shkosh dhe çfarë të bësh… E përballon me lekët që të japin? E provova përpara 3
muajsh, të të them të vërtetën, por përsëri nuk munda të përballoja shpenzimet
e mia. Ndaj, jam sërish këtu.

– Shumica e
femrave që janë këtu, çfarë janë? Greke? Të huaja?

– Ka nga të gjitha. Ka nga të gjitha gustot. Këtu, ku
jemi, shumica jemi greke. Atje më lart rrugës, janë të huajat.

– Familjarët e
tu, çfarë dinë për ty, çfarë pune bën?

– Besojnë që punoj në një klub. Nuk e di, nëse do t’ua
them të vërtetën ndonjëherë. Për këtë arsye, u shmangem. Nuk e di, në të vërtetë,
çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të bëjnë, nëse ndonjëherë, do të mësojnë të vërtetën
për këtë punë që bëj.

 

Dikur, Ana na thotë se duhet të largohet. “Dita e sotme e
punës nuk doli. Pak biseda, pak edhe moti i keq, nuk bëmë asgjë për punë”, – na
thotë Ana.

 

Sheshet e
seksit

Sikurse na tha edhe Ana, në sheshet e prostitucionit,
ndesh këdo. Profesorë, policë, punëtorë, dhe gjithkënd, që mund të fantazosh.
Ka, natyrisht, edhe mënyra të tjera, me të cilat femrat të shërbejnë në shërbimet
e seksit. ‘Në studio dhe në “shtëpi”. Atje çmimet janë të tjera. Në një “shtëpi”,
në rrugën Filis, çmimet janë nga 20 euro dhe lart, ndërsa në studiot që janë me
dhjetëra në Athinë, çmimet fillojnë nga 50 euro. Natyrisht, ka edhe “shtëpi” në
Metaksurgjio, ku çmimet fillojnë nga 10 euro. Çmimet përcaktohen në analogji,
me çfarë kërkon dhe çfarë shërbimi të jep femra në çdo “shtëpi”. Ka, natyrisht,
edhe hotele, në të cilat bëjnë… turnin prostitutat, ndërkohë që ka edhe një numër,
ku veprojnë me …shërbim nëpërmjet internetit.  Ose, me sajtet, të cilat reklamojnë shërbimet
seksuale. Atje, veçse, shumat për të marrë shërbimet e femrave “ikin”, ngaqë
mund të të duhet të japësh këste dhe 250 euro në orë, për t’u shoqëruar me një
femër. Madje, “puna” mund  të bëhet edhe
me rrjetet sociale, duke peshkuar klientët drejtpërdrejt andej. Ndërkohë, që ka
edhe rreth 700 prostituta të luksit.

 

Investigimi

Në investigimin e profesorit të Universitetit Pandio në
Athinë, zotit Grigoris Lazos, është pasqyruar me mënyrën më të qartë realiteti i
sotëm. Zoti Lazos, i ka kushtuar  thuajse
20 vjet studimit dhe investigimit, mënyrave të prostitucionit në Greqi, duke
investiguar edhe ndryshimet në sjelljen e njerëzve, dhe duke kërkuar ndihmë
vullnetare për të mbrojtur gratë që janë marrë me prostitucion, si edhe për shëndetin
e tyre.

Investigimin e rifilloi edhe përpara 5 vjetësh, pas një
ndërprerje të gjatë, duke u ngacmuar nga pasveprimet dhe pasojat e krizës
ekonomike në Greqi.

Investigimi i zotit Lazos, për prostitucionin filloi që në
1989, në kuadrin e një punimi dhe studimi shkencor he u vazhdua për vite të
tjera, u ndërpre në 1994 dhe rifilloi në 2011. Sikurse thotë zoti Lazos, duke
analizuar të dhënat e 4 vjetëve të fundit, të cilat së shpejti do të
publikohen, vërtet ka rritje  në
prostitucionin e Greqisë, rreth 11,5-12 %.

 

Vijnë dhe ikin

Pjesa më e madhe e rritjes së prostitucionit, u takon
femrave greke. Veçoritë kryesore të kësaj rritje janë që lidhen drejtpërdrejt
me krizën ekonomike dhe prek femrat në moshë të madhe, jo të rejat, sikurse
ishim mësuar të akuzojmë dhe të shprehemi pjesën e prostitutave në Greqi. Femrat
të më mëdha se 30 vjeçe, të cilat u shtuan në punën e prostitucionit, sikurse
pohon zoti Lazos, nuk kanë prezantim të përhershëm. Japin shërbim seksual, por
ikin, largohen dhe zëvendësohen me të tjera, ose riaktiviohen pas një ndërkohe
të gjatë.

Në këtë kuptim, nuk është një bashkësi, që mund ta regjistrosh
lehtë, ta studiosh, sepse, sikurse funksionojnë, si  të gjitha gjërat në Greqi, në këtë kohë, me
rregulla të ndryshme.

Interes në këtë investigim për një studiues, paraqet edhe
prostitucioni mashkullor, por as në këtë rast, mund të nxjerrësh konkluzione të
sakta,

Duke folur për investigimin e tij, zoti Lazos përmend
edhe prostitucionin e mjerimit dhe jetën që bëjnë femrat që jetojnë në kufijtë
e mbijetesës. Edhe një herë tjetër, bën thirrje për të ndihmuar vullnetarisht
dhe kujton problemin e madh që përballojnë gratë, që bëjnë seks gojor për shëndetin
e tyre, problem, të  cilin mund ta
përballojnë, për shkak se u mungojë të ardhurat. Prof. Lazos, përmend, se nëse
ndokush në Greqi ka ndjeshmëri dhe humanizëm,  duhet të gjendet edhe sponsor ekonomik për të
ndihmuar gratë prostitute, në Greqi.

 

Të miturat dhe
të huajat

“Kur fillova investigimin dhe studimin tim, ishte koha që
kishim popullsi të re në Greqi nga vendet ballkanike dhe vendet e tjera, dhe
shumë e mohonin që këtu kishte, dhe më shumë sesa tani, trafficking”- thotë
Prof. Lazos dhe shpjegon. – Gjithashtu, duhet të theksojmë që nuk flasim për gratë
që u braktisën nga familjet e tyre dhe u futën në prostitucion. Flasim për ato
që gjendeshin në periferi, dhe procesi I afrimit të tyre në prostitucion  nuk është i lehtë.”

Të mitura greke nuk janë ndeshur në investigimin e zotit
Lazos, ndërkohë të të mitura të huaja, janë ndeshur. “ Përqindja e të huajve është
në rritje, – thotë zoti Lazos, duke iu referuar studimeve të 4 muajve të
fundit.

 

Nga 20 deri në
15.00 euro seks mashkullor nga 18.500 femra

Sa janë çmimet
e seksit mashkullor?

 Sikurse thotë zoti
Lazos, “ditë-puna e tyre arrin nga 20 deri në 50 euro në orë, në seksin më të ulët,
por ka edhe shërbime seksi, të cilat paguhen me 15.000 euro dhe më shumë, por
ka edhe raste të tjera, që nuk mund  ta
dimë sesa paguhen, sepse është shumë e zorshme që t’i zbardhim”. Të dhënat që
ka zoti Lazos, vijnë zakonisht nga burimet e policisë greke, nga intervistat e
veta, apo të bashkëpunëtorëve të tij me femrat që punojnë si prostitutë. “Në një
shoqëri, në të cilët jemi mësuar të gjithë që të shpërblehemi, arrin që të
pranosh të gjitha llojet e rrogëtimit, dhe nuk mund që të përcaktosh një çmim, i
cili mund të shërbejë si pikë referimi”, – thekson Prof. Lazos.

 

Në Athinë sot ka mesatarisht 6.500  vende prostitucioni ku shërbëjnë 12.000
femra, dhe 6.500 të tjera në pjesën tjetër të Greqisë.

Sot në Greqi ka 300 vende të tilla edhe për burrat.  Në Athinë sot ka 525 shtëpi publike, të ligjëruara
më pak se 10 shtëpi publike.

 

Konkluzionet e
investigimit janë një grusht në… stomak

Kriza ekonomike në Greqi, përveç ‘capital contro’, uljes
të pensioneve, mbylljen e dyqaneve dhe bizneseve të falimentuara, sjell edhe një
ulje morali. Një grua, në përpjekjet e saj që të mbijetojë, arrin të pranojë që
të bëjë… gjithçka. Dhe këtë na e kujtojnë viktimat e Ish-Bllokut të Bashkimit
Sovjetik, ku nga fatkeqësia, u munduan dhe u përpoqën që të gjejnë “mirëqenien”
në vendin tonë në  “pazaret e
skllavërisë”, në prostitucion.

 

 

Përktheu Jakup
B. GJOÇA