PARET NUK I HA AS QENI BARI DO NA MBIJË TEK VARRI
Këtë mesazh përcjell Zilfo Muço në poezinë e tij .
KU JE FSHEHUR DEPUTET ?!
Nga Zilfo Muço
Ky tërmet, tronditi botën
Ku je “fshehur “deputet
Për ata që të dhanë votën
Jepu vilën në bregdet
Në ke besë, a perëndi
Në vilë, shkon vec në pranverë
Kur derdh lotët, një fëmijë
Dhe paraja, nuk ka vlerë
Nga milionat, që ke hedhur
Nxirr nga xhepat , ca’ qindarka
Kujto lotët, që ke derdhur
Për një votë , nëpër fushata…
Detit vala i rënkon Fjalët,
nuk dalin nga goja
Nga dhimbja qeni loton
Kërkon, njerezit në rrënoja
Fjalët e një biznesmeni
Një fisnik, me gjak shqiptari
Paratë, nuk i ” ha” as qeni
Bari, do na mbijë te varri
Kudo qofsh o deputet
Dhuro pak në ditë të zeza
Emri tënd, në parlament
Të kujtohet, nëper breza