Laboratorët privatë ulin çmimin e tamponit

362
Sigal

Prej ditës së sotme çmimi i tamponi PCR, për të vërtetuar nëse je apo jo i infektuar me COVID-19 është ulur, me 30% .

Katër laboratorët privat kanë bërë një marrëveshje për të reduktuar vlerën e tamponit me 3500 lekë, dhe duke nisur nga  sot në këto katër laborator çmimi do të jetë në 8500 lekë.

Sipas deklaratës së këtyre laboratorëve të licencuar, kjo masë u mor pas kërkesës së ministrisë së shëndetësisë dhe rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me COVID në javët e fundit.

Pavarësisht uljes së vlerës së tamponit PCR për COVID-19 nga këta laborator privat, çmimi mbetet ende më i larti në rajon.

Në Kosovë vlera e tamponit varion nga 40 në 50 Euro, në Serbi 50 Euro, në Maqedoni në strukturat private tamponi kushton 60 Euro.

Gjatë 24 orëve janë me mijëra persona që u drejtohen laboratorëve privat për të bërë tamponin, pasi në strukturat publike koha e pritjes për të bërë tamponin për shkak edhe të shtimit të të infektuarve zgjat deri në 4 ditë, por edhe kthimi i përgjigjes zgjat më shumë se 24 orë.