Shpërthim tritoli në lokal

272
Sigal

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve nga vendngjarja, shpërthimi ka ndodhur pranë Shkollës Pyjore.

Burimet thonë se lënda plasëse ishte vendosur në derën e një lokali. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkaqet dhe rrethanat janë të paqarta.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po heton për të zbardhur dinamikën, rrethanat dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së tritolit.