E akuzuan se ka dërguar gazin lotësjellës në Shqipëri, Pacolli paralajmëron padi ndaj Alma Lamës

522
Sigal

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar padi ndaj ish-ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lamës.

Përmes një shkrimi në Facebook Pacolli e ka quajtur Lamën gënjeshtare duke thënë se e njëjta ka shpifur.

“Lexova sot deklaratën e një gënjeshtareje që paska shpifur se gjoja unë qenkam i përfshirë në dërgimin e gazit lotsjellës në Shqipëri! Personi në fjalë ka shpifur qëllimshëm në llogari timen dhe për këtë akt, gënjeshtra e saj do të verifikohet në Gjykatë”, ka shkruar Pacolli.

Mbrëmjen e kaluar, ish-ambasadorja Lama ka shkruar se Pacolli kishte premtuar se do t’i jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, mirëpo, ka dërguar 500 granata helmi, gaz lotsjellës.

“Premtoi se do të jepte 1 milion euro për tërmetin në Shqipëri, por, dërgoi 500 granata helmi, gaz lotsjellës”, ka shkruar Lama.

behgjet pacoll