Zgjedhjet, OSBE sjell 330 vëzhgues në Shqipëri

536
OSBE dhe ODIHR kanë vendosur që të sjellin në Shqipëri 330 vëzhgues.
Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të zhvilluar në Varshavë.
OSBE dhe ODIHR­i do t’u kërkojë Shteteve pjesëmarrëse të OSBE­së të dërgojnë 30 vëzhgues afatgjatë dhe 300 afatshkurtër për
të vëzhguar zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë.
Komuniteti Ndërkombëtar duket i vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve në 18 qershor në Shqipëri.
PD ka paralajmëruar se do ti bojkotojë ato dhe se nuk do lejojë zhvillimin e tyre normal.
PS thotë se do hyjë në zgjedhje normalisht, pavarësisht këtij bojkoti.
Aleatja e PS në qeverisje, LSI, thotë se duhet arritur një marrëveshje mes palëve dhe se zgjedhjet pa opozitën do destabilizonin
vendin.
Sigal