Zgjedhje fasadë me parti ‘leva’ të Rilindjes/ Manjani: Si zgjedhjet e Partisë së Punës në ‘91

525
Sigal

Teksa mazhoranca është e gatshme të shkojë drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit e vetme ose me parti “satelite” të saj, të vijnjë ndërmend zgjedhjet fasadë të 31 marsit 1991, kur Partia Komuniste ende në pushtet, përdori të gjitha mekanizmat për manipulimin e tyre dhe “fitoren” në fund me 80% të votave.

Këtë episod të historisë politike të vendit kujton edhe ish ministrin i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili shkruan se, “në ato zgjedhje Partia e Punës konkurroi me organizatat “levë” të saj. Situatë shumë e ngjashme me zgjedhjet lokale që do të bëjë Rilindja më 30 qershor”.

Zgjedhjet e fundit fasadë që janë mbajtur në Shqipëri ishin ato të 31 marsit 1991.

Asokohe opozita politike (PD dhe PR) sapo ishte krijuar dhe pjesmarrja në zgjedhje rezultoi e pamjaftueshme për të ndërtuar një parlament pluralist.

Në ato zgjedhje Partia e Punës konkurroi me organizatat “levë” të saj. Situatë shumë e ngjashme me zgjedhjet lokale që do të bëjë Rilindja më 30 qershor.

Ja kush ishin pjesmarrësit në zgjedhjet e ‘91:

1. PPSH- Partia e Punës e Shqipërisë, ose partia Komuniste që më vonë u bë Partia Socialiste.

2. BPSH- Bashkimet Profesionale të Shqipërisë. Një organizatë levë e PPSH që kryente detyra sindikaliste vetëm në parakalimet e 1 Majit dhe ndante fletë kampi.

3. BR- Bashkimi i Rinisë, organizatë levë e PPSH që kontrollonte rininë shqiptare për llogari të partisë.

4. KV- Komiteti i Veteranëve. Edhe kjo një organizatë levë e PPSH që “kujdesej” për veteranët dhe familjet e dëshmorëve në emër të partisë. Ndonjë element të KV mund ta ndeshësh sot duke mbajtur ndonjë fjalim nëpër varreza.

5. FD- Fronti Demokratik, organizatë famëkeqe levë e PPSH, që kontrollonte çdo sjellje të njerëzve në lagje.

6. BG- Bashkimi i Grave, ishte organizata e gruas së PPSH.

7. PDSH- Partia Demokratike e njohur në dhjetor 1990. Pra vetëm me tre muaj jetë politike

8. PR- Partia Republikane, e krijuar vetëm 1.5 muaj para zgjedhjeve.

9. PE- Partia Ekologjike e krijuar nga eksponentë të Partisë së Punës.

10. PA- Partia Agrare, edhe kjo e krijuar fët e fët para zgjedhjeve.

11. OMONIA- organizatë politike e minoritetit Grek.

12. Kandidatë të Pavarur

Ja, këto konkuruan në ato zgjedhje dhe PPSh fitoi 80% të vendeve në Parlament.

Të njëjtat zgjedhje do të Rilindë sot qeveria dhe Parlamenti MONIST!