Sekuestrohen 144 kg kokainë me destinacion Shqipërinë! Detajet

359
Sigal

Policia e Maltës ka sekuestruar 144 kilogramë kokainë me vlerë 15.7 milionë euro. Droga është zbuluar nga dogana malteze, në 3 kontenierë që vinin nga Amerika latine.

Sipas doganës malteze, dy kontenierë kishin destinacion Durrësin dhe një tjetër Malin e Zi. Droga ishte e ndarë në 120 pako, dhe në kontenierët që kishin destinacion Shqipërinë u gjetën 48 kg kokainë, kurse në atë të Malit të Zi 96 kg.