Ylli Ndroqi, në edicionin e katërt të Parlamentit Europian të sipërmarrjeve Eurochambers

397
Sigal

 Gazeta Telegraf/

“Europa ka nevojë për
biznesin. Biznesi ka nevojë për Europën”. Me këtë moto u mbajt në Bruksel
edicioni i katërt i Parlamentit Europian të sipërmarrjeve Eurochambers me
pjesëmarrjen e 750 bizneseve nga 45 vende të ndryshme europiane Një delegacion
me 9 përfaqësues të bizneseve të suksesshme, midis tyre Presidenti i Yldon
Media group Ylli Ndroqi, përfaqësoi Shqipërinë gjatë punimeve të Parlamentit
europian të Sipërmarrjeve duke pasur shansin të bëhen anëtarë aktivë të
Parlamentit Europian për një ditë, përmes debateve dhe votimit për cështjet më
të nxehta për biznesin dhe politikën. Të bashkuara dhe të përfaqësuara me një
zë dinjitoz bizneset shqiptare në Parlamentin Europian të Sipërmarrjeve shtojnë
mundësitë e bashkëpunimeve dhe krijimit të një klime të qëndrueshme zhvillimi,
për një vend si Shqipëria, që kërkon të bëhet anëtar me të drejta të plota të
tregut Europian me afro 500 milionë konsumatorë. Këtij qëllimi i shërben dhe
fakti që Shqipëria u ripranua në familjen e Dhomave të Tregtisë Europiane
–Eurochambres, si anëtare me të drejta të plota pas disa vitesh pezullim, falë
kontributit dhe punës së Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Në Asamblenë e Përgjithshme të Eurochambres mori pjesë delegacioni shqiptar i
cili gjatë qëndrimit në Bruksel mori pjesë në Parlamentin Europian të
Sipërmarrjes dhe në Eurochambres.