VIDEO/ Një ditë para se Basha të mbajë takimin e parë që pas përçarjes së PD, Yuri Kim ‘zbarkon’ në Shkodër

256
Sigal

Ambasadorja Kim është parë pasditen e kësaj të premte të lëvizë në pedonalen e qytetit të Shkodrës. Nuk kanë munguar edhe fotot e ndryshme me qytetarët shkodranë dhe përshëndetjet me to.

Mësohet se vizita e Kim në Shkodër do të jetë për 2 ditë, të premten dhe të shtunën. Edhe pse në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë nuk ka ndonjë informacion rreth kësaj vizite të “papritur”.

Kujtojmë se kjo vizitë në Shkodër vjen disa orë para takimit elektoral të kreut të PD, Lulzim Basha. Ky i fundit të shtunën në ora 11 prezanton kandidatin për kryetar të Bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati.

Kjo është edhe ‘vizita’ e parë e Lulzim Bashës në Shkodër që prej përçarjes që ka ndodhur në Partinë Demokratike. Nuk dihet nëse kjo vizitë mund të jetë një rastësi apo një “mesazh i koduar”. Ditë më parë ish kryeministri, Sali Berisha ka zyrtarizuar hapjen e fushatës elektorale në Shkodër, ku ka prezantuar Bardh Spahinë si kandidat për kreun e bashkisë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=i5hPekwlrZc&feature=emb_title