Ylli Dylgjeri pyet Kinezët e Rinasit ku shkuan lekët e grabitjes

138

Autorë nuk ka, lekë nuk ka. Grabitja e djeshme e Rinasit ka mbetur pa fajtor, ndërkohë që sipas Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, fajtor nuk janë grabitësit, por koncesionari kinez i Aeroportit.

Kjo deklaratë është përdorur si referencë humori edhe për Ylli Dylgjerin, ish-drejtorin e PPP-ve, i cili i ka kërkuar “llogari” kinezëve të Aeroportit se ku kanë shkuar lekët.

“Ku janë lekët?

Pas deklarimit të Ministrit të Brëndshëm Lleshi se për vjedhjen e lekëve “fajin e ka Konçesionari Kinez, dhe se banda ka marrë një goditje shkatëruese” u interesuam pranë Konçesionarit kinez lidhur me akuzën.

Pyetjes time Zëdhënësi kinez me një gjysëm shqipe i dha këtë përgjigje:

Në mëngjez lek ka, në drekë lekë s’ka,

miu lek nuk ha!!!

Ku janë lekët? – ta thotë shoku Leshi…”