Xhelal Mziu: Bashkia Kamzë miraton buxhetin e 2019-s, zëri kryesor janë investimet

590
Sigal

Bashkia e Kamzës ka miratuar buxhetin për vitin 2019, duke vendosur si prioritet infrastrukturën. Kryebashkiaku Xhelal Mziu tha para këshilltarëve se përveç pjesës dërrmuese që shkon për investime, ky buxhet është edhe më i madhi në vite, duke ruajtur kështu trendin e Bashkisë. Mziu: Shuma e të ardhurave të planifikuara për këtë vit kap shifrën e 1 miliard e 923 milionë lekë të reja, çfarë do të thotë që kemi një buxhet, i cili në raport me totalin peshën më të madhe specifike e zënë të ardhurat e Bashkisë, që përbëjnë 68% të buxhetit të Bashkisë. Ajo çfarë është e rëndësishme, është që për vitin 2019, të ardhurat që janë planifikuar, krahasuar me këtë vit që jemi, janë më shumë sesa dy herë, por kjo nuk do të thotë se kjo rritje vjen për shkak të të ardhurave që ne do të krijojmë rishtas, vjen edhe për shkak të debisë së trashëguar kryesisht me legalizimet. Edhe gjatë këtij takimi, Mziu përmendi faktin që qeveria nuk ka dhënë asnjë fond për këtë bashki, duke përmendur këtu 1200 akse që duhet të financoheshin. Mziu: Të gjitha këto rrugë plotësojnë më së miri kriteret që duhet të mirëmbaheshin dhe financoheshin nga qeverisja qendrore, por zero lekë financime nga qeveria. Ka edhe kompetenca të tjera, por dua të them edhe një herë që transferta specifike është rreth 20 apo 30% ndaj asaj që ka nevojë qyteti i Kamzës. Buxheti i sapomiratuar i Bashkisë Kamëz për vitin 2019 është 2,584,412,000 lekë, ndër të cilat 1,923,533,000 lekë (75%) nga të ardhurat e veta Buxheti i vitit 2019 i Bashkisë Kamëz u votua unanimisht nga këshilltarët, të cilët i kanë dhënë kështu dritën jeshile zbatimit të dhjetëra projekteve.