Toponimet, Bushati: Deri më 1 janar 2015 s’do ketë penalizime

480
Sigal

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një deklaratë nga ambientet e Kryeministrisë ka sqaruar marrëveshjen e para dy ditëve të arritur në Bruksel me zv/kryeministrin grek, Venizelos për toponimet.Marrëveshje sipas së cilës deri më 1 Janar 2015 do mundësohet lëvizja sipas praktikës që pala greke aplikoi për Pashkët. “Kemi rënë dakord për një marrëveshje e cila reflekton interesin e të dy palëve bazuar në parimet ndërkombëtare”- tha Bushati duke theksuar se “Deri më 1 Janar 2015 do mundësohet lëvizja sipas praktikës që pala greke aplikoi për Pashkët.” Për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi “Të dyja qeveritë do marrin masa që kjo çështje të zgjidhet në janar 2015”-tha ministri i Jashtëm duke shtuar se “ do merren parasysh refenca në parimet ndërkombëtare për emërtimet që të gjitha vendet kanë dorëzuar në OKB” Ministri Bushati tha se “Krahas korrektimit në praktikë të pasaportës do punojmë për të lehtësuar mënyrën e veprimit të përditshëm për qytetarët tanë”. Duke falënderuar ministrin e Jashtëm grek Venizelos, Bushati vlerësoi edhe Ministrinë e Brendshme shqiptare pasi sipas tij ka përgatitur një plan veprimi që do i përgjigjet të gjitha ndryshimeve. Problemin e toponimeve ministri Bushati e ka cilësuar si të trashëguar për qeverinë dhe ka rikujtuar se “Ky problem ka lindur në vitin 2011”.