Xhafa-Minniti, marrëveshje bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës

436
Italia dhe Shqipëria, bashkë kundër trafikimit, terrorizmit dhe narko-trafikut. Ministri Xhafaj dhe Ministri Minniti nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu italian Marco Minniti nënshkruan sot në Tiranë protokollin ‘Mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të qenieve njerëzore’. Marrëveshja konfirmon vullnetin e përbashkët për të zhvilluar nismat dypalëshe, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së brendshme të dy vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin policor, për parandalimin e terrorizmit ndërkombëtar, trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimeve të lidhura me të. Ndaj fjala kyç është ‘bashkëpunimi operacional’, i cili bazohet në shkëmbimin e informacionit dhe përvojën në fushën e trajnimit. Mbi bazën e Protokollit, dy policitë do të shkëmbejnë informacione dhe kryejnë operacione të përbashkëta me qëllime parandaluese, për të identifikuar subjektet e dyshuara për kryerjen e aktiviteteve kriminale.
Sigal