Basha pas takimit me Minnitin: Italia do vazhdojë të ndihmojë në luftën kundër krimit

491
Kryetari i PD, Lulzim Basha pas takimit me ministrin e Brendshëm italian Marco Minniti tha se mori garancinë se shteti italian do të vazhdojë të ndihmojë në luftën kundër krimit.

“Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar dhe do ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rëndë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave së bandave të krimit të organizuar”, u shpreh Basha.

Më tej kryedemokrati ka vlerësuar edhe mesazhin e ministrit për goditjen e organizatave të mëdha të trafikut dhe të të paprekshmëve. “Falënderova për kontributin e Italisë kundër krimit dhe trafikut. Unë vlerësoj mesazhin e ministrit për goditje e organizatave të mëdha të trafikut dhe të të paprekshmëve, mesazh domethënës që tregon se Italia ka përkushtim serioz në këtë ndihmë. E sigurova se PD, unë dhe opozita do të vazhdojmë betejën tonë që në vend të mos ketë organizata që bëjnë ligjin, mos të ketë të paprekshëm”, tha Basha.

Ndërsa ai pyetur nga gazetarët nëse ka folur për çështjen Tahiri, Basha u përgjigj: “Nuk bëj komente për çështje të veçanta”. “Mora vlerësimet për rolin e opozitës gjatë gjithë këtyre viteve, si një opozitë e përkushtuar për një kauzë të rëndësishme kombëtare, siç është lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër kthimit të Shqipërisë në një republikë të narko-trafikut, dhe natyrisht e sigurova se Partia Demokratike, unë dhe opozita, do të vazhdojmë betejën tonë në mënyrë që në Shqipëri të mos ketë organizata të krimit të organizuar të cilat bëjnë ligjin, që vendosin zgjedhjet. Të mos ketë të paprekshëm dhe drejtësia të veprojë njësoj për të gjithë qytetarët dhe të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit”, tha Basha.
Sigal