Vuçiç si Rama në Tiranë, bën cinikun me protestuesit: Protestoni sa të doni

436
Përveç miqësisë së ngushtë që krijuan me shpejtësi, duket se mes Aleksandër Vuçiç të Beogradit dhe Edi Ramës së Tiranës ka një rezonancë të plotë edhe për sa i përket mënyrës se si i trajtojnë në vendet respektove, opozitat dhe zërat kritikë ndaj qeverisjeve të tyre. Menjëherë pas fitores gati absolute në zgjedhjet presidenciale, Aleksandër Vuçiç, po përballet me protesta të pandalshme në Beograd. Një pjesë e madhe e popullit serb nuk po pranojnë dot që ai të jetë sërish qendra e politikës serbe, edhe për katër vjet si president pas qëndrimit në detyrë si një kryeministër kur në vend lulëzoi korrupsioni.

Mirëpo njësoj si Edi Rama në Tiranë edhe Vuçiç, ka vënë në lëvizje gjithë makinerinë e Tij propagandistike për të krijuar idenë, se çdo gjë është normale. Edhe vetë ai njësoj si miku në Tiranë, paraqitet “i qetë” përball protestave të shumta, madje edhe tallës dhe cinik.

“Uroj që njerëzit të marshojnë sa më gjatë të jetë e mundur”, ka deklaruar ai dje pasi u pyet për masivitetin e protestave, që sa vijnë e shtohen.

Protesta mbahet nën moton “Kundër Diktaturës”, dhe në të përveç opozitës janë përfshirë edhe mijëra qytetarë

Protesta e radhës parashikohet më datën 18 prill dhe kërkesat e saj janë në thelb njësoj me ato të protestës në Shqipëri; kundër klasës së korruptuar qeverisëse; zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërhyrje në KQZ, në Bordin e Monitorimit të Mediave Elektronike si dhe dënimin e të gjithë editorëve që thyejnë ligjin; largim i drejtuesve të korruptuar të kompanive publike, decentralizim, ndryshim ekonomik dhe të prioriteteve në politikat sociale, më shumë të drejta për punëtorët, mbrojtje e standardit të jetesës dhe sistem arsimor dhe shëndetësor.
Sigal