Vokshi: Nga mungesa e ilaçeve, brenda 10 ditëve 6 të vdekur nga SIDA

400
Komisioni i Shëndetësisë është mbledhur sot për të dëgjuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, njëkohësisht edhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, denoncoi vdekjen e 6 pacientëve të diagnostikuar me SIDA si pasojë e mungesës së barnave. “Kam një informacion tepër të rëndë që me vjen përmes mesazheve nga persona me HIV-AIDS, se dy javë më parë në harkun kohor të 10 ditëve kanë vdekur 6 të sëmurë për mungesë të medikamenteve të HIVIT”, është shprehur Albana Vokshi.
Sigal