Socialistët janë akoma në gjumë! Në statusin e disa ditëve më parë për propagandën e “deputetit që duam”, paralajmëroja. Nuk kanë parë gjë akoma brenda oborrit. Në ditët që vijnë gjendja do të bëhet edhe më e rëndë. Parmbrëmë u shpall lista e deputetëve të “PS”. Spastrimi ishte i qartë. Shumë nga socialistët u vendosën në zonen humbëse të listës, disa u fshinë fare nga lista. Socialisti Musa Ulqini u zëvendësua nga Musai i “opozitës së opozitës”. Akademiku Anastas Angjeli u zëvendësua nga Enveri i “opozitës së opozitës”. Disa u vetëtërhoqën, se e kuptuan që do të ishin në vendet humbëse.
Tani PS është shkrirë me “Rilindjen”.
Komandanti ua dha ultimatumin, që kur emëronte deputetë, para vendimit të asaj që quhet kryesi. Dua 88 mandate. Më 2017 kur opozita nuk kishte dal ala nga çadra, mori 67. Pas katër vjetëve të rrumpall qeverisjes propagandon se do “dy teta Karo”. Spastrimin e bëri me “fshesë të hekurt”, që në opozitë të mos i ketë “ferrë nëpër këmbë”, ata që mund t’i kërkojnë dorëheqjen. Vazhdoni e i thurni lavde “kryeheroit”!






















