Bledian Koka: Alqi Bllako i inceneratoreve dhe listat e PD

317
Sigal

Eshte e pamundur qe listat e 2 partive kryesore te mund ti shpetojne kurre debatit per perberjen e tyre. Ashtu ndodhi dhe mbreme. Separi ajo e PD-se e cila eshte nje liste qe nuk te shkakton buzerrudhje ne prezantim te pare. Si nje liste pa kriminele, pa te korruptuar, pa subjekte te OFL-se, pa ofiqare te cilet ka firmosur me verberi inceneratore qe i bejne shkrumb i hi taksat e shqiptareve. Lista e PD-se eshte ajo tjetra, qe jep pergjigje mesepari me perberje te njerezve te cilet ne dyshim ‘Right or Wrong”, jane RIGHT. Lulzim Basha nuk duhet te beje sot gabimin qe te krahasoje listen e tij me te Edi Rames. Kryeministri i shnderruar ne komentator, u mundua sot te fshihte dhimbjen per humbjen e betejes se pare qe eshte ajo e cilesive te gjithesecilit. Liste per Liste, demokratet ia futen. Ne betejen “Babale” e drejta rezulton ne anen e PD-se, Edi Rama pranoi se Ervin Salianji kishte te drejte dhe per kete arsye e internoi Fatmir Xhafajn ne golgoten e listave rilindase. Edhe Lulzim Basha e mendon njesoj 🙂. Largimi me stilin “partia tende te denon” i pupilit te amerikaneve per Reformen ne Drejtesi u denua me asgjesim. Qe ketu mund te kuptohet se kush po tenton ta kape Drejtesine e Re. Asgjesimi i Ditmir Bushatit si nenshtrim ndaj kerkesave te Rexhep Taip Erdogan eshte nje akt qe Edi Rama nuk mund t’ia justifikoje socialisteve si arsye pse ai s’paska takuar socialistet. A e ka bere me shume kete Alqi Bllako? Ky i fundit eshte i kunderti i Ditmir Bushatit i cili me shume se njehere ka denoncuar qasjen pro-oligarkike te Edi Rames. Prandaj sot lista e PS-se eshte ajo qe merr ne mbrojtje firmetaret e inceneratoreve dhe jo kundershtaret e tyre. Ne kete mes nuk ka asgje socialiste, por thjeshte pazar personal. Une nuk e di sesi do te performojne demokratet ne pushtet, por e di dhe e kam pare mire se cfare kane bere socialistet me te. Deri ne nje njoftim te dyte ju pershendes te gjitheve me foton e nje figure te korruptuar si Alqi Bllako, i cili e nisi karrieren tek PD, por veten e gjeti tek PS!…
p.s…madje me shume sesa Ditmir Bushati e Pandeli Majko!