Shpërthim në Berlin, evakuohet zona

489
Një shpërthim i madh ka ndodhur në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin. Një qendër tregtare vietnameze në kryeqytet ka shpërthyer nga gazi. Ende nuk dihet shkaku i këtij defekti të gazit. Qendra tregtare “Dong Xuan” ka pasur një shpërthim, i cili besohet se ishte si pasojë e gazit. Autoritetet policore kanë evakuuar zonën përreth qendrës, duke iu bërë kështu apel banorëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre, pasi zjarri ka shkaktuar tym masiv në gjithë vendin. Ende nuk është raportuar se a ka ndonjë person të lënduar, mirëpo autoritetet janë ende në vendin e ngjarjes.
Sigal