Vlahutin i dorëzon Ilir Metës Raportin e KE për Shqipërinë

525
Sigal

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e vlerëson si një moment pozitiv për vendin tonë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë. Pasi ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, i dorëzoi progres-raportin për Shqipërinë dhënë nga KE, kryeparlamentari Ilir Meta theksoi se hapja e bisedimeve për negociatat është një lajm i mirë për çdo shqiptar.

Në një deklaratë për mediat, ai u ndal tek miratimi me konsensus i reformës në drejtësi, dhe tek hapat e mëtejshëm për zbatimin e saj, në kudër të forcimit të shtetit ligjor dhe integrimit europian të vendit.

“Pas lajmit pozitiv me të cilët janë njohur qytetarët tanë, me rekomandimin pozitiv të prezantuar nga eurokomisioneri Hahn, e shohim më të mundshme dhe të prekshme aspiratën për anëtarësimin në BE. Ky vlerësim pozitiv është kontribut i të gjithë aktorëve në Shqipëri, edhe i parlamentit. Ky rekomandim vjen pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi. vlerësoj angazhimin e palodhur të komuniteti ndërkombëtar, për mbështetjen e ofruar në përmbushjen e detyrimeve tona. Dita e sotme sjell më shumë optimizëm, dhe më tepër përgjegjësi dhe detyrime për ne, si përfaqësues të zgjedhjeve të popullit shqiptar në mënyrë që të përmbushim angazhimet tona për anëtarësimet në BE. Nga sot detyrimet tona janë akoma më të mëdha, dhe kërkon më shumë përkushtim nga ne për të arritur rezultate të dukshme t ë shpejta, me implementimin e reformës në drejtësi. kjo është një nga rrugët6 më të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor në vendin tonë”, tha Meta.

Kryeparlamentari theksoi se së shpejti pritet që Komisioni i Venecias të rishprehet për ligjin e Vettingut, në mënyrë që të pasohet me zbatimin e tij.

“Unë besoj se vettingu është një proces që do të ndodhë së afërmi, dhe besoj se së shpejti Komisioni i Venecias do të rishprehet për këtë çështje. Më pas ne do të vazhdojmë me zbatimin e vettingut, si hapi i parë për vetë zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo është një kërkesë e BE për të ecur drejt çeljes së negociatave për anëtarësim. Është shumë e rëndësishme që është hedhur një hap pozitiv sot nga Komisioni Europian. Do të merret një vendim nga Këshilli i vendeve anëtare në dhjetor, ne jemi optimistë për një vendim pozitiv. Ne do të na duhet të dyfishojmë përpjekjet për të gjitha çështjet që na kërkohet përparim”, tha Meta.

I pyetur lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Meta tha se “çdo kërkesë e drejtë e mundshme e arsyeshëm dhe realizueshëm nga ana e opozitës që ndihmën transparencën e reformës zgjedhore duhet marrë në konsiderate, dhe duhet bërë çdo përpjekje për ta realizuar. Për standardet e reformës zgjedhore ne kemi kërkuar asistencën e OSBE/ODIHR dhe ata janë shprehur të gatshëm. Do të punojmë të gjithë për një klimë sa më të shëndetshme paraelektorale dhe zgjedhore,. Dhe po kështu është me rëndësi angazhimi i plotë për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjin e dekriminalziimit”.