Pas më shumë se
një viti që qeveria kishte bllokuara zbatimin e ligjit “Për sinjalizimin dhe
mbrojtjen e sinjalizuesve” qeveria më në fund ka përcaktuar një rregullore
mënyrën se si sinjalizuesit do të mbrohen në administratë nga ndëshkimet e
drejtuesve. Ligji për sinjalizuesit rregullon informacionin për shkeljet në
administratë dhe zyrat shtetërore duke mbrojtur ata që e japin këtë
informacion. Ky ligj nuk hyri në fuqi edhe pse kaloi në Parlament për shkak se
qeveria hezitoi të legalizonte këtë proces informimi derisa të bënte spastrimet
e administratës duke larguar një pjesë të mirë të zyrtarëve që ishin trashëguar
nga qeveria e mëparshme. Rregullorja parashikon struktura brenda administratës
të cilët do të garantojnë informatorët.
Më poshtë një
pjesë e këtij vendimi:
1. Struktura
përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në autoritetet
publike me mbi 80 të punësuar përbëhet nga dy nëpunës/punonjës.
2. Njësia
përgjegjëse në autoritetet publike është drejtuesi i strukturës së auditimit të
brendshëm dhe një nëpunës/punonjës i saj. Në mungesë të tyre, kjo njësi
përbëhet nga dy nëpunës/punonjës të njësisë së auditimit të brendshëm.
8. Njësia
përgjegjëse për zbatimin e ligjit nr. 60/2016, si strukturë që ndjek në
vazhdimësi sinjalizimin e një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni si
dhe mbrojtjen e sinjalizuesve nga hakmarrja në veprimtarinë e saj, mban
kontakte të vazhdueshme me ILDKPKI-në. Njësia përgjegjëse në sektorin publik
vepron në mënyrë të pavarur dhe jashtë çdo influence tjetër, të padrejtë, që
mund të pengojë realizmin e detyrave të saj në zbatim të ligjit nr. 60/2016.
10.
Nëpunësit/punonjësit e njësisë përgjegjëse largohen nga kjo detyrë me urdhër të
titullarit të autoritetit publik, kur:
a) japin
dorëheqjen me shkrim nga detyra e njësisë përgjegjëse, e cila i dërgohet,
njëkohësisht, edhe ILDKPKI -së;
b) dënohen me
vendim gjyqësor të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
c) kryejnë
shkelje të rendë të legjislacionit që rregullon sinjalizimin dhe mbrojtjen e
sinjalizuesve;
ç) përfundon
marrëdhënien e punës me autoritetin publik.