VIDEO/ Basha: Sot është vetëm fillimi i kryengritjes popullore, nuk do të rrimë duarkryq

452
“Askush të mos mendojë se ne do të rrimë duarkryq dhe do të durojmë puçin kushtetues e do të mbrojmë prokurorin e Tahirit, e Habilajve” Kështu u ka deklaruar protestuesve para parlamentit, kryetari i opozitës Lulzim Basha, pasi në Kuvend bëri betimin nën mjegullën e kuqe të flakadanëve të opozitës, kryeprokurorja e re e vendit Arta Marku.
Basha, nga podiumi i ngritur para Kuvendit, tha: “Ju jeni të rinj e të reja që ngrihen në këmbë dhe nuk durojnë shkeljen e ligjit, kapjen e drejtësisë, një prokuror që ka vetëm një detyrë, të shpëtojë Saimir Tahirin, Vangjush Dakon
Edi Rama me ushtarët e tij të krimit ta dijë se popullin shqiptar dhe opozitën shqiptare nuk do ta mbysin se ky është fillimi i kryengritjes popullore në mbrojtje të Kushtetutës dhe drejtësisë së pavarur që Shqipëria t’i kthehet edhe njëhërë drejtëtimit të saj europian.
Sot në këtë shesh jemi duke mbajtur në duart flamurin shqiptar kuq e zi. Këtu është Shqipëria, Europa, Amerika.
Akush të mos mendojë se ne do të rrimë duarkryq dhe do të durojmë puçin kushtetues e do të mbrojmë prokurorin e Tahirit, Habilajve.
Ju ju përgjigjët thirrjet së opozitës për vendsmërinë tuaj. Janë qindra mijë shqiptarë që që nuk do ta durojnë dot kurrë një narkoshtet.”
Sigal