“The Guardian”: Rama po shkel premtimet, leje turqve për digë në Vjosë

432
Gazeta britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje çështjes së digave që do të ndërtohen në lumenjtë e Ballkanit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.
Në artikullin e publikuar sot, prestigjozja britanike përmend koncensionin që kryeministri Rama i ka dhënë një kompanie turke për të ngritur hidrocentral në lumin Vjosa. “Dy projekte të mëdha hidrike të planifikuara pranë Banja Lukës, në Bosnjen veriore, janë anuluar gjithashtu kohët e fundit, pas protestave publike. Por në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka dhënë me koncesion një kompanie turke ndërtimin e një hidrocentrali në lumin Vjosa, pavarësisht një premtimi elektoral se nuk do e bënte diçka të tillë”, thuhet në shkrim.
Sigal