Video/ Basha: Rama ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Pasojat i vuajnë shqiptarët

96

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Çim Peka, lideri i opozitës Lulzim Basha fajësoi kryeministrin Edi Rama për situatën në të cilën gjendet vendi dhe pas “Jo”-së së rradhës për çeljen e negociatave.

Sipas Bashës, pasojat e keqqeverisjes po i vujanë të gjithë shqiptarët.

“Edi Rama nuk është më axhenda e Lulzim Bashës apo opozitës. Ky ka 6 vjet që e ka lënë vendin në baltë. Kushtet po vijnë nga Gjermania, BE dhe SHBA. Pasojat i vuajnë shqiptarët, të papunët, fermerët, pensionistët, studentët. Këtu vendin nuk e ka sjellë as PD, as Lulzim Basha. Përgjegjësinë e ka Edi Rama”, u shpreh Basha.

Një ndër 5 pikat që opozita i ka vendosur në tryezë kryeministrit Edi Rama është edhe ajo se, “kjo qeveri nuk e ka autoritetin për të zhvilluar zgjedhje të lira”.

Sipas Lulzim Bashës, opozita nuk kërkon të mbajë me pekule kryeministrin, por të zgjidhë krizën që ka kapluar vendin.

“Detyra jonë nuk është të mbajë me pekule Ramën. Problemi është se shqiptarët e kanë frigoriferin bosh, të gjithë mendojnë të largohen nga vendi. Opozita synon zgjidhjen e krizës e jo të mbajë me pekule Ramën. Ne po themi atë që ka thënë OSBE-ODIHR dhe një javë më parë Bundestagu gjerman.

Hapin duhet ta merrte përgjegjësi, qeveria, ndërsa po e merr opozita me shumë përgjegjshmëri. Ne kërkojmë që të vendosen bazat e një shteti ku asnjë individ të mos marrë peng institucionet, qeverinë, ekonominë dhe drejtësinë”, shtoi Lulzim Basha.