VIDEO/ Basha: Policia dhunoi protestuesit, Rama e Xhafa do mbajnë përgjegjësi

123

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar në spital kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, Bledi Kasmin, pasi ky i fundit u godit dhe dhunuar nga policia gjatë protestës.

‘Ishte një protestë paqësore, por dhuna e ushtruar ndaj Blendi kasmit dhe protestuesve të tjerë ishte një tregues sesi Policia do të jetë në shërbim të familjes mafioze Xhafaj sa kohë do të jetë ai ministër i Brendshëm.

Kuksianët janë ende në burg, Kasmi në spital, ndërkohë që Xhafaj u përcoll me nderime nga policia në Vlorë vetëm që të shpëtonte familjen subjekt i ligjit antimafia.

Ndaj Fatmir Xhafaj nuk mund të rrijë në krye të ministrisë së Brendshme, se ai përbën një rrezik për sigurinë, se qytetarët e thjeshtë e të pambrojtur do të keqtrajtohen ndaj largimi njëherë e mirë i Fatmir Xhafaj është i padiskutueshëm për sigurinë jo vetëm të opozitës por të qytetarëve.

Rama që mbrojti dhunuesin e grave dhe vajzave.

Është emergjencë kombëtare jo thjesht e opozitës Për sigurinë e gazetarëve, është emergjencë e brendshme edhe largimi i njeriut që ia ka dorëzuar ministrinë e Brendshme krimit e drogës. Pa shkëputur lidhjet e krimit me qeverinë, integrimi është i bllokuar.

Ju falënderoj edhe njëherë për mbulimin e protestës qytetare, shpreh mirënjohjen për ata gazetarë që ishin në krye të detyrës.

Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës do ti bëj të ditur se do të mbajnë përgjegjësi’, tha Basha.