Vetingu largon gjyqtarin e Apelit

111
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi dje nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva. Avokati Fatmir Brraka e quajti vendimin të padrejtë dhe një precedent për të gjithë gjyqtarët e tjerë. “Do ta apelojmë vendimin, që për ne na u duk krejtësisht i padrejtë. Vetëm hetim të thelluar nuk kishte këtu, sepse minimalja ishte që të na pranonin kërkesën për kryerjen e një ekspertimi. Ka 4 vlerësime në dosje, dy vlerësime të ILDKP”, tha avokati. Sipas tij, ka një vlerësim të fundit të komisionit që thotë se ka diferenca dhe një ekspertim të kryer nga ekspertë kontabël që shifrat janë diametralisht të kundërta, prandaj ne kërkuam të bëhej ekspertimi. “Vendimi na u duk krejtësisht i padrejtë dhe krejtësisht i parregullt. Kuptohet këto janë precedentë që për të ardhmen për gjyqtarët e tjerë do të ketë pasoja”, tha avokati.