Kryepolici i Antimafies, Katanzaro:Operacioni dëshmoi se persona nga Shqipëria u përdoren nga mafia për t’u bërë pronarë të kompanive fictive

166
Sigal

Hetimet për të akuzuarit si pjesë e Ndraghetës dhe që u përgjuan duke folur edhe për tenderat dhe leje për pallate në Shqipëri vazhdojnë ende. Kreu i Seksionit të Departamentit të Antimafias italiane, Giuseppe Emilio, në një intervistë të dhënë për Rtv Ora flet mbi operacionin e koduar “Basso profilo” dhe implikimin e disa shtetasve shqiptarë. Sipas tij hetimet vazhdojnë prej 4 vitesh. “Kemi ekzekutuar javën që shkoi operacionin e koduar “Profil i Ulët”, që çoi nën arrest 50 persona, disa prej të cilëve në burg e të tjerë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Ky operacion dëshmoi se disa persona të ardhur nga Shqipëria përdoreshin nga organizimi kriminal për t’u bërë pronarë të kompanive fiktive, pra të kompanive të paekzistueshme. Sapo regjistroheshin si kompani të rregullta, ato nisnin e prodhonin fatura false, duke lejuar persona të tjerë, pronarë të kompanive të vërteta të dëshmonin kosto të paekzistueshme duke kryer pra evazion fiscal. Hetimet po vazhdojnë e për këtë preferoj të mos komentoj pasi ekziston sekreti hetimor i Prokurorisë së Katanzaros”. Kreu i Seksionit të Departamentit të Antimafias italiane, Giuseppe Emilio, thekson se çështja nëse hetimi shtrihet në Shqipëri mbetet sekret hetimor. Nga operacioni bëhet e ditur se ende një person mbetet në kërkim, teksa hetimi duket se është i gjatë. “Jo, më shumë se dy vite. Në realitet ka vazhduar katër vite duke llogaritur nga kur kemi nisur e deri sot”.  Nga dosja e Antimafias janë regjistruar dhe përgjime të të akuzuarve që flasin për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë, apo dhe tendera kundrejt pagesës 20 përqind.