Vendimi i Gjykatës për pallatet te diga e Liqenit, Veliaj: Fituan qytetarët

410
Ndërtimi i pallateve tek diga e liqenit artificial të Tiranës do të ndërpritet. Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit e cila rrëzoi sot padinë e firmës “Gener 2” ndaj INUK, që po ndërton kompleksin e pallateve poshtë digës së liqenit, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë që i kishte dhënë të drejtë INUK për ndërprerjen e punimeve.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar kandidati për Kryetar Bashkie i propozuar nga Aleanca për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj, përmes rrjeteve sociale përshëndeti vendimin duke shkruar se kjo është fitorja e parë kundër modelit të SHQUP-it. 
Statusi i plotë i Erion Veliajt në rrjetin Social “Facebook”
LAJM I MIRE – Me vepra, jo me fjale!
Gjykata e Apelit sapo vendosi ne favor te INUK/IKMT per Pallatin tek Diga e Liqenit – NDERTIMI PEZULLOHET! Falemnderit gjithe qytetareve qe besuan dhe mbeshteten aksionin tone per te ruajtuar Parkun e Liqenit.
Patem kurajon ta denonconim konkretisht e t’i shkonim gjer ne fund, kjo eshte fitorja jone e pare kunder modelit te SHQUPit ne Bashki. Ne 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se ke model duan per ta cuar Tiranen ne ‪#‎DrejtimiDuhur‬!
Nen administrimin e ri, Bashkia e Tiranes do jete pale me INUK e QYTETARET dhe jo me BETONIN, si per kete leje tek diga ashtu dhe 60 lejet qe SHQUPi dha pabesisht ne pragfushate e qe do shohin te njejten beteje per anullim.
Sigal