Kriza ekonomike, FMN ultimatum Greqisë: Asnjë financim pa paguar borxhet

443
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka lëshuar një ultimatum Greqisë sipas të cilit vendi nuk do të mund të përfitojë më asnjë financim nëse më parë nuk paguan borxhet, më i fundit një këst prej rreth 300 milionë eurosh, pikërisht ndaj institucionit financiar, duke vënë kështu me shpatulla pas kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, i cili u shpreh një ditë më parë se gjërat ishin pranë zgjidhjes pozitive, mundësisht brenda kësaj jave.
Zëdhënësi i FMN, Uilliam Mërrei, tha se marëveshja mes Greqisë dhe kreditorët ndërkombëtarë duhet të nënshkruher menjëherë marrëveshja e re e cila do të siguronte fonde të reja për helenët në këmbim të reformave që do të çojnë ekonominë e vendit drejt rikuperimit.
Një tjetër goditje për qeverinë e Syriza-s, e cila erdhi në pushtet me premtimin se do të shporrte Trojkën nga vendi, ka ardhur edhe nga shefja e Fondit, Kristin Lagard, sipas të cilës dalja e saj nga Eurozona është e mundshme dhe kjo nuk do të ndikojë në shkatërrimin e monedhës së përbashkët europiane.
Lagard po merr pjesë në forumin e G7-ës në Dresden, ku Ministrat e Financave dhe krerët e bankave qendrore të 7 vendeve më industrializuara të botës po debatojnë edhe për krizën greke, edhe pse kjo nuk ishte parashikuar në axhendën zyrtare.
Sigal