ALEAT poshtëron shqiptarët, rradhë dhe mungesë pashaportash

284
Sigal

Koncesionari  “ALEAT”,  që ka marrë tenderin e nxjerres së pashaportave dhe letërnjoftimeve të shqiptarëve, po i torturon, po e poshtëron shqiptarët jashtë vendit, duke i detyruar ata, që të presin me orë të tëra në rradhë të gjata,  nëpër ambasada pa u shërbyer

SKANDAL: “ALEAT” poshtëron shqiptarët në Athinë, i detyron të rrinë për orë të tëra në rradhë për pashaportë

Koncesionari “ALEAT”,  që ka marrë tenderin e nxjerrjes së pashaportave dhe letërnjoftimeve të shqiptarëve, po i torturon, po i poshtëron shqiptarët jashtë vendit, duke i detyruar ata, që të presin me orë të tëra në rradhë të gjata nëpër ambasada, pa u shërbyer. Koncesionari “ALEAT”, mori tenderin e pasaportave, në rradhë të parë, për t’u shërbyer shqiptarëve me dhënien e pashaportave në kohë, me cilësi, por edhe duke investuar me njerëz të kualifikuar dhe të shumtë. Mirëpo, koncesionari, përveçse ka shpenzuar disa qindarka, për disa skanerë, ka marrë në punë minimumin e personelit, nuk ka investuar asgjë për të ndërtuar zyra dhe mjedise, përkundrazi “është strehuar” jashtë Shqipërisë në ambasada, ka çuar në maksimum tarifat, derisa për një pashaportë emigrantët paguajnë 180 euro, e shumë herë, pashaportat edhe humbasin rrugës, pasi dërgohen me …autobusët e linjës, siç humbën para disa muajsh 100 pashaporta të shqiptarëve, të dërguara me autobusin e linjës për në Athinë, thua se janë një teneqe me ..djathë.

Një qytetar ka bërë dje një denoncim për situatën e ambasadës shqiptare në Greqi. Në një postim në  Facebook, qytetari me emrin Anastasi Eno Caca shkruan se shqiptarët presin në radhë përpara ambasadës, njësoj si 30- vite para ambasadave të huaja. Ai shkruan se kjo nuk është një rradhë për eksod, kjo është një sfilitje, është një sakrificë për të patur një pashaportë. “Nuk e di nëse i keni parë ndonjëherë këto pamje të rënda, aq më tepër në kohë COVID-i?! SA TURP… SA TURP!”, – shkruan qytetari.

Denoncimi i qytetarit:

Athinë, 31 Korrik 2020. Një flamur shqiptar valvitet krenar mbi godinën e kësaj ndërtese, teksa këtë valvitje e sfumon gjithçka ajo që i gjen shqiptarët sërish në vitin 2020, aty në rradhë  shumë të gjata, përpara ambasadës shqiptare. KUJDES! Nuk është një ambasadë e huaj, kjo si 30- vjet më parë. Atëhere, kur pushtohej Ambasada Gjermane dhe më pas të tjera, si ajo. Kjo nuk është një rradhë për eksod, ky është një poshtërim, një sfilitje, është një sakrificë për të patur një pashaportë. Ndërkohë, që këta janë ata njerëz që mallkojnë veten sot. Vetëm për arsyen pse u ra siraja të kenë punë me Shtetin Shqiptar!!! Një shoqëri civile e degraduar totalisht që konsumon impulse me atë  “çfarë i tha Rama naltmadhnisë”, apo “Mylym Murrizit”, deri tek “Tik Alimadhi”, nuk shërben për asgjë. Ata janë aty!!! Dhe ja pra ku arrijmë, teksa i japim këtë lloj imazhi Shqipërisë në Athinë. Ndërkohë, që fqinji ynë Greqia,  mban afërsisht 1 milionë shqiptarë prej 30- vitesh me rinovime dokumentesh çdo vit. E përsëris çdo vit…!!! Ndërkohë, Italia me 800 mijë shqiptarë. Të njëjtën. Prenotim. Rinovim. Pagesa cash!!! Nuk e di nëse i keni parë ndonjëherë këto pamje të rënda, aq më tepër në kohë COVID-i?! SA TURP… SA TURP!