Burrel/ Aksident me vdekje, makina përplas këmbësorin

241
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Burrel. Një makinë e cila drejtohej nga 29-vjeçari me iniciale A.D. ka përplasur për vdekje këmbësorin D.D.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 21.50, në qytetin e Burrelit, shtetasi A. D., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin D.D., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.