Vizita e Atit të Shenjtë, Papa në Bosnje, bashkohen serbë, kroatë e boshnjakë

517
Pa mbërritur ende Papa Françesku në Sarajevë, tre komunitetet etnike dhe fetare janë bashkuar për të organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme vizitën e Atit të Shenjtë, ndoshta në përpjekje për të barazuar pritjen që iu bë në Tiranë 21 shtatorin e vitit të kaluar.
Edhe pse jetjojnë me tensione prej mëse 20 vitesh që kur Bosnje-Hercegovina u shkëput nga Jugosllavia pas vitesh luftrash të përgjakshme, kroatët katolikë, serbët ortodoksë dhe boshnjakët myslimane, janë përfshirë në mënyrë aktive që vizita e 6 qershorit të shkojë sa më mirë.
Në qytezën Zavidoviçi, zdrukthtari Selim Hajderovac, mysliman i devotshëm, u ofrua për t’i dhuruar Papës një karrige të bërë prej tij, ndërsa të befasuar drejtuesit e komunitetit katolik të zonës kanë pranuar ta bashkëfinancojnë punimin me dru lajthie, në të cilin është gdhendur dhe emblema e katolikëve të Bosnjes.
“Që prej ditës së parë, kjo punë më ka lumturuar dhe besoj se e kam bërë me dashuri. Kam përkushtuar një pjesë të shpirtit dhe zemrës sime në këtë karrige”.
Në Serbrenicë, ku serbët e Bosnjes masakruan 8000 boshnjakë në vitin 1995, një kor shumëkombësh me më shumë se 100 vetë, po përgatitet të këndojë një këngë për Atin e Shenjtë.
Sipas organizatorit, Ismar Poriç, të gjithë e njohin pak a shumë se kush është Bergoljo, por jo të gjithë e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj vizite historike.
Papa Fanrçesku është kreu i dytë i Kishës Katolike që viziton Bosnjen, pas Papa Gjon Palit II në vitin 1997, i cili mbërriti në Sarajevë menjëherë pas përfundimit të luftës duke injoruar kërcënimet për vrasje.
Sigal