Zgjedhjet në Greqi/ Tsipras nis fushatën për në zgjedhjet e 20 shtatorit

447
Vetëm 10 ditë pasi dha dorëheqjen si kryeministër dhe fill pas betimit të qeverisë së përkohshme, Aleksis Tsipras nis fushatën për në zgjedhjet e 20 shtatorit, duke i kërkuar grekëve një tjetër mandat për të transformuar politikën në vend, ndërsa Syriza sipas exit polleve, po humbet cdo ditë e më shumë mbështetjen e popullit.
Në një takim me anëtarët e saj në të gjithë vendin, Tsipras tha se drejtimi i qeverisë për një kohë aq të shkurtër i dha atij eksperiencën e mjaftueshme për të përmbushur reformat.
“Sot kemi më shumë eksperiencë, jemi më të matur, të armatosur me një plan 4 vjecar, një plan që bazohet në realitet dhe nevoja konkrete. Jemi të angazhuar të luftojmë për të implementuar reformat. Sdo të rrimë në vend dhe të përgatitemi për gjërat e këqija që mund të na ndodhin. Do të qëndrojmë përballë tyre dhe do ti ndalojmë”
Tsipras dha dorëheqjen në mënyrë krejt të papritur javën e shkuar, pak ditë pas miratimit të këstit të ndihmën prej 86 miliardë euro nga partnerët ndërkombëtarë, marrëveshje që theu Syrizën pasi mbi 20 deputetë të saj u larguan duke krijuar një parti të re. Por sipas sondazheve më të fundit, Tsipras rrezikohet vërtet në këto zgjedhje sepse shumica e grekëve e kundërshtojnë kërkesën e tij për një mandat të ri, kryesisht pas mënyrës sesi u zhvilluan bisedimet me kreditorët.
Zgjedhjet e parakohshme në Greqi do të mbahen më 20 shtator dhe Tsipras i mbeten 3 javë kohë për të rifituar besimin e grekëve.
Sigal