Universitetet/ Rama: Duhet shkarkuar gjithë bordi i administrimit

439
Sigal

Kryeministri Edi Rama tha se bordi i administrimit në Universitete duhen shkarkuar të gjithë dhe të zëvendësohen me persona me profile publike. Gjatë një takimi me rektorë dhe dekanë të Universiteteve Publike për të diskutuar 8 kërkesat e studentëve, Rama tha se qeveria asnjëherë nuk ka penguar asnjë vendimmarrje të bordit.

“Kam dëgjuar që bordi i administrimit ka shumicë të zgjedhur nga qeveria. Po, sepse qeveria është financuesi kryesor. Kam kërkuar të di një rast kur në një universitete ka ardhur një propozim për bordin e Administrimit dhe është penguar nga qeveria? Asnjë rast. Qeveria nuk ka penguar asnjë vendimmarrje. S’po them që bordi ka funksionuar mirë, madje them se bordi duhet të shkarkohet i gjithi dhe duhet të zëvendësohen me persona me profile publike.  Kam parë specifikime kur dekani kërkon makinë 60 mijë euro. Jam i gatshëm të marr përgjegjësitë e mija dhe shuplakën ndaj qeverisë që ka dhënë kjo protestë.  Hera e parë që një protestë mbahet gjallë duke refuzuar zgjidhjen”- tha Rama.