Nuk dialogon dot me studentët, Rama thirr me urgjencë dekanët dhe rektorët, sulmon Mynyr Konin

487
Sigal

Teksa prej ditësh studentët në Tiranë po protestojnë për uljen e tarifave dhe plotësimin e kërkesave të tyre duke mos pranuar dialog me kryeministrin,  Rama ka thirrur në urgjencë rektorët dhe dekanët e universiteteve.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh me një gjuhë të ashpër kundrejt rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni për të cilin tha se nuk ka kuptuar asgjë nga ligji për Arsimin e Lartë dhe shtoi që Universiteti i Tiranës ka shpenzuar 6 milionë euro për arsye sigurie.

Ka ardhur dita tu dilni ju përballë studentëve. Mbase ka qenë e parakohshme vendimi për autonominë e universitetit. Bordi i Univeristetit ka shumicë të zgjedhur nga qeveria, sepse qeveria është financuesi kryesor. Në asnjë rast shumica e bordeve që administrohet nga qeveria nuk është përdorur për të penguar një vendimarrje. Mbroj mendimin që bordi i administrimit duhet të shkarkohet i gjithi dhe të zëvendësohet me persona me profile publike.

Konstatoj me keqardhje të madhe që rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka kuptuar akoma ligjin e arsimit të lartë. Si shpjegohet që Universiteti i Tiranës harxhon 6 mln euro për arsye sigurie?

 Zëri kryesor në buxhete janë automjete dhe orendi. Kam parë specifikim nga një universitet ku dekani kërkon veturë 76 mijë euro. Nuk ka problem, ta ketë. Por këto gjëra t’i dinë të tjerët.

Të shohësh shpenzimet e universitetit me disbalanca ekstreme. Jam i gatshëm të marrë përgjegjësitë e mia dhe jam i gatshëm ta pranoj atë pjesë të shuplakës mbi qeverinë që ka dhënë kjo protestë. Kam besuar më shumë se ç’duhet tek autonomia universitare, nuk jam më për këtë. Studentët kërkojnë më shumë vota për zgjedhejt universitare. Si do t’i përgjigjeni?

Ma thoni si i përgjigjeni ju, si i përgjigjet një qeveri e tërë një turme protestuesish që thotë nuk dua dialog por e dua këtë kështu; nga 10 për qind në 50 përdind në zgjedhje. Po ndodh diçka e pa ndodhur. Hera e parë që një protestë studentësh mbahet gjallë duke refuzuar zgjidhjen. Kjo nuk është mister dhe as shkencë se kush e ka mbjellë këtë far. Fakti që pjesa më e madhe e studentëve dolën që janë në mbështetje dhe presin zgjidhje me të drejtë, a nuk e meritojnë vallë një reflektim”. Se çfarë i kërcënon kaq shumë univeersitet që të kenë kaq shumë rojë sigurie unë nuk e di?! –u shpreh Rama.