Toska në Cërrik: Gratë, rol kyç në punësim dhe vendimmarrje

76
Nën prezencën dhe mbështetjen e deputetit të zonës z.Musa Ulqini dhe Kryetares së Forumit të Gruas Socialiste, Mirela Drazhi, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë socialiste në Cërrik. Toska shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen që këto gra po i japin atij si kandidat, gjatë këtyre ditëve dhe deklaroi se dhe ai do të jetë një mbështetje për ato, duke i qëndruar më pranë problemeve të tyre, por edhe për projektet që ai u bëri të ditur grave për punësimin e kësaj force të konsiderueshme të shoqërisë. 
“Respekti ndaj figurës së gruas do të fillojë që nga luftimi i çdo diskriminimi në aktivitetin social dhe politik, rregulla këto në të cilat ne besojmë verbërisht. Kandidati i koalicionit të majtë u shpreh se në modelin tonë gruaja zë një vend mjaft të rëndësishëm, duke u bërë pjesë integruese e politikëbërjes dhe vendimmarrjes. Aleanca për Shqipërinë Europiane ka vendosur që 50% e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të jenë femra, tregues i qartë i rëndësisë dhe përparësisë që kemi për ta çuar barazinë gjinore në drejtimin e duhur”, u shpreh Toska. 
Në këtë takim u diskutua për forcimin e rolit të gruas si në punësim edhe në vendimmarrje.Bashkia e re e Cërrikut do të ketë shumë projekte dhe plane konkrete, dhe padyshim punësimi i grave do të jetë prioriteti ynë- shtoi Toska.