Panariti: ‘Nuk ka marrëveshje të fshehtë Basha-Rama, as përçarje PD-LSI’

593
Sigal

Ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti, duke komentuar situatën politike në vend, mohoi edhe njëherë zërat për një marrëvëshje të mundshme të opozitës me maxhorancën, si edhe thashethemet e nxjerra nga Rama për një përçarje të PD-së me LSI-në.

“Unë mendoj se nga opozita dhe eksponente të saj, por edhe nga kryetari i PD-së ka patur një qendrim të qartë se nuk ka marrëveshje të fshehtë midis Bashës dhe Ramës, Në marrëveshje e tillë do të ishte një gjë e kotë dhe në dëm për demokracinë e vendit, por edhe për opozitën. Nuk  mendoj se do të ketë marrëveshje. Nëse do të ketë dialog, nuk do të thotë se duhet të ketë marrëveshje. Jemi në një krizë përfaqësimi. Nëse do të ketë dialog do të ketë dy shtylla kryesore, për demokracinë zgjedhore, dhe do të ketë zgjedhjet të parakohshme që do të jenë vendore.”- u shpreh Panariti.