Topi me banorë në tregun e Uzinës Dinamo: Votoni në 21 qershor për gjuhën e të drejtës

456
Paraditen e të shtunës kryetari i Frymës se Re Demokratike Bamir Topi ja kushtoi takimeve në tregun e uzinës Dinamo në Kryeqytet , zonë që i përket njësisë numër 8-të. Në një mjedis rrethuar nga dyqane u mbajt takimi me përfaqësues të tregëtarëve të kësaj zone të Tiranës.Tubimin e hapi shefi i shtabit zgjedhor të FRD-së për kryeqytetin Theodhor Kristudhi i cili rrisolli nëvëmëndjen e pjesëmarrësve në takim, problemet e këtij tregu që sic tha z.Kristudhi janë çështje të mbijetesës , një luftë që vazhdon edhe sot. Më tej ai tha se tregëtarët e kësaj zone presin të ndryshojësituata pasi komunitetit të tregëtarëve i është mohuar pa të drejtë dhe me dhunë ekonomia e lirë e tregut.Kristudhi pohoi se në këtë treg kishte rreth 5 mijë biznese ,të cilat u transferuan me dhunë në tregun eKasharit dhe shumica e tyre kanë falimentuar. 
Kryetari i shoqatës së tregëtarëve Niko Zherdi vuri në dukje një aspekt tjetër , ai tha se nuk lejohet tëtregëtohen mallra në treg të mbyllur ndërsa në të gjithë Tiranën tregëtarë ambulantë shesin rrugëve mespluhurit dhe rrëmujës.Ndërkaq në fjalën e tij kryetari i FRD-së Bamir Topi nënvizoi se është detyrë parësore e bashkisë dhe e këshillit bashkiak t’i shërbejnë sa më drejtë interesave të komunitetit, dhe jo interesave personale të çastit.FRD vazhdoi z.Topi e ka përdorur dhe ngritur zërin e saj politik sapo nisi konflikti ,duke qëndruar në krahtë së drejtës.
E përsërisim edhe sot :përgjegjësia është e bashkisë që e nisi konfliktin dhe po ashtu edhe eprefektit si mëkëmbës i kryeministrit, që nuk e zgjidhi sic meritohej. Spas z.Topi gjithcka ndodh sepse ndërthuren interesa të biznesit me politikën vendimarrëse .FRD ,tha ai, është për një zhvillim policentrik të kryeqytetit në mbështetje të ligjit dhe rregullave.Të jenitë sigurtë që zeri ynë për çështje parimore si rasti i tregut të uzinës Dinamo , do të jete i pathyeshëm upremtoi kryetari i FRD-së Bamir Topi, komunitetit të tregëtarëve. Në mbyllje të fjalës së tij z.Topi u bëri thirrje pjesëmarrësve të votojnë siglën e FRD-së në 21 qershor sidhe kandidatin e ASHE për kryebashkiak, duke shprehur besimin se do të gjëndet gjuha e arsyes dhe e sëdrejtës më kryetarin e ri për cështjen e këtij tregu.
Sigal