Sejko:BQR të bashkëpunojnë për sfidën e qeverisjes ekonomike evropiane

683
Guvernatorit i Bankës Qendrore Shqiptare Genti Sejko mori pjesë në konferencën “Qeverisja ekonomike evropiane dhe proçesi i anëtarësimit në BE: Roli i bankave qendrore”, organizuar nga Banka Kombëtare e Serbisë, në Beograd nga data 28-30 Maj 2015. Në njoftmin e publikuar të shtunën në faqen zyrtare të BSH-së, bëhet e ditur se, Guvernatori Sejko ka diskutuar mbi rolin që kanë bankat qendrore në zbatim të legjislacionit për politikën monetare, stabilitetin financiar e mbikëqyrjen bankare.
“Bankat qendrore të vendeve kandidate për në BE do të përfitonin nga pjesëmarrja e rregullt në takime ku diskutohen ndryshime të rëndësishme në infrastrukturën ligjore, institucionale, monetare dhe financiare. Ne do të përfitonim nga informacioni në lidhje me praktikat aktuale të bashkërendimit të anëtarëve të BQE-së me Komisionin e BE-së dhe se si procedurat dhe kuadri i qeverisjes janë bashkërenduar midis autoriteteve kombëtare dhe Komisionit”-tha Sejko
“Bankat qendrore të rajonit duhet të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë përvojat në lidhje me modelimin, analizat dhe parashikimin financiar. Ndersa rrjetet rajonale do të ndihmonin për bashkërendimin e këtyre çështjeve dhe përmirësimin e proceseve në kuadrin e qeverisjes ekonomike evropiane dhe të procesit të anëtarësimit në BE “.
Në përfundim, vuri në duke kreu i sistemit bankar shqiptar, mendoj se nuk kemi pengesa madhore për të ecur përpara; megjithatë, përmirësimi i gjendjes aktuale dhe përvetësimi i praktikave më të mira nga BE-ja dhe institucionet ndërkombëtare apo bankat qendrore të Eurozonës, mund të sjellin përfitime shtesë për procesin e qeverisjes së re ekonomike. “Kjo do të ndihmonte si Komisionin ashtu edhe bankat qendrore të vendeve kandidate për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin si dhe për të prodhuar rezultate më të mira në lidhje me politikat ekonomike dhe monetare me qëllim arritjen e konvergjencës reale, stabilitetit dhe prosperitetit” tha Guvernatori Sejko.
Sigal