Topalli-Bashës: Mblodhe klientelistët, urrejtja për kritikët të shfaqet në fytyrë

52
Vendimi i Lulzim Bashës për të mbledhur deputetët e rinj, në një kohë kur ende nuk ka mbaruar mandati i grupit të mëparshëm, ka sjellë një reagim të ashpër të Jozefina Topallit. Përmes një statusi në Facebook, Topalli akuzon Bashën se nuk e fsheh dot urrejtjen ndaj deputetëve që dolën kundër tij, dhe luftuan me drogën dhe krimin në pushtet, siç thotë ajo. “Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku, dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale të 25 Qershorit, nuk di as të fshehë më urrejtjen e egër të tij ndaj grupit parlamentar, që bëri opozitën më të fortë kundër krimit në Parlament e luftën më të fuqishme kundër drogës si politikë shtetërore të Edi Ramës. Urrejtja kundër grupit të deputetëve, që bojkotoi një vit, Kuvendin, në një sakrificë gati unike, është e vetmja gjë e pakamufluar nga Lulzim Basha. Ai sot, 4 ditë pas vetëshkrirjes, duke rendur kundër arsyes, në kundërshtim me Kushtetutën, në dhunim të çdo norme morale dhe etike, jo vetëm që nuk e njeh më as ligjërisht grupin parlamentar të PD, por në një gjest të paprecedent, nuk i durohet të presë edhe një muaj, sië e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislaturës aktuale”, shkruan Topalli. Ish-nënkryetarja e PD-së e quan mbledhjen e sotme si mbledhje të listës familjare të Lulzim Bashës, ndërsa e krahason me Makbethin liderin e demokratëve. “Mbledh listën e tij klienteliste familjare me shpresë se pas kësaj do të shpëtojë nga ankthi i manipulimit dhe falsifikimit të pjesëmarrjes të 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mijë vota të 25 Qershorit. Krejt si Makbethi, kur flet me vete e pëshpërit: ‘Moj kohë, rend më shpejt se tmerri im!”, e mbyll reagimin e sa, Jozefina Topalli