Vasili: Rezultatet e reformës në drejtësi janë parë nga të gjithë, janë skandaloze

46

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se tashmë rezultatet e reformës në drejtësi janë parë nga të gjithë, dhe siç thotë ai, janë skandaloze.

Teksa publikon një intervistë të Rudina Jasinit, avokate dhe studiuese e së Drejtës Ndërkombëtare në Oksford, e cila thotë se reforma në drejtësi ishte një laborator eksperimental i ndërkombëtarëve, që nuk ishte aplikuar si e tillë në asnjë vend të botës, Vasili shprehet se i vetmi i fituar nga kjo reformë është Edi Rama, që e kapi atë.

Reagimi i Petrit Vasilit

“Rudina Jasini, Avokate dhe Studiuese e së Drejtës Ndërkombëtare në Oksford thotë qartë: “Reforma në drejtësi ishte një laborator eksperimental i ndërkombëtarëve, që nuk ishte aplikuar si e tillë në asnjë vend të botës”.

Rezultatet e kësaj reforme i kemi parë të gjithë dhe janë skandaloze.

Ka vetëm një të fituar: Edi Ramën që e kapi drejtësinë.

Shiheni VIDEON dhe analizën brilante të Zj. Jasini: