Tirana dhe periferitë mbulohen nga bora, burime aksidentesh për mungesë… kripe e skorje!

228

Ajo që po qëndron e “ngrirë” përballë këtij kaosi e rreziku në këto pak reshje dëbore, është Policia e Qarkullimit Rrugor, e cila me sa duket, po pret të pushojë dëbora e të shkrijnë ngricat në rrugë

Situata që po përjetojnë prej afro 2 javësh banorët dhe bizneset e zonave veriore të vendit, ku dëbora ka arritur deri në 1 metër lartësi, i përjetuan dje edhe banorët dhe bizneset e Tiranës e periferiferive të saj nga Kamza, Dajti, Kërraba, Kashari e deri në Rinas. Reshjet e dëborës edhe pse të pakta, krijuan shumë problem në qarkullimin e automjeteve. Këto reshje vërtetë zbardhën mjediset e Tiranës e të zonave të saj, por iu “nxinë” jetën drejtuesve të mjeteve, të cilët u gjendën përballë rrezikut të mos-qarkullimit normal dhe situatës së krijuar me burim aksidentesh të shumta në rrugët kryesore. Që në sekondat e para të nisjes së reshjeve të dëborës, pamja ishte kjo: Rrugët u mbushën me makina të bllokuara dhe me disa raste aksidentesh rrugore, fatmirësisht pa pasoja në njerëz (siç thonë burimet). Një nga qendrat e mëdha e kryesore nevralgjike të shërbimeve publike kombëtare e ndërkomëbatre, e cila është bllokuar që prej “flokëve” të parë të dëborës. Janë regjistruar dhjetëra makina të përplasura Shkaku: Reshjet dhe ngricat në rrugë. Pse? Sepse qeveria nuk ka kripë për të shkrirë ngricat, nuk ka borë-pastruese për të pastruar rrugët nga dëbora, nuk ka sinjalistikë emergjence në situata të tilla! Në Rinas janë bllokuar qindra makina, të cilat kanë krijaur një “autokolonë”, me ngarkesë të madhe tek Mbikalimi ku ndahet autostrada, me hyrje-daljen për në Rinas, duke krijuar një kaos me pasojë situatë alarmante, që po rrezikon njerëzit dhe pasuritë prej aksidenteve të mundshme, por edhe që po u bllokon punët për shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor. Ajo që po qëndron e “ngrirë” përballë këtij kaosi e rreziku në këto pak reshje dëbore është Policia e Qarkullimit Rrugor, e cila me sa duket, po pret të pushojë dëbora e të shkrijnë ngricat në rrugë