Qeverisja vendore, Rama: Qeveria po zbaton hap pas hapi programin 4-vjeçar

405
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore se reforma territorale ishte rruga e duhur për të çelur një kapitull të ri në modernizimin e shtetit shqiptar dhe ne organizimin e strukturave të këtij shteti në funksion të qytetarëve. “Tashmë u provua ajo që ne kemi thënë që në nisje, kur ndërmorrëm këtë reformë historike për organizimin e shtetit shqiptar. Kjo reformë u aplikua dhe u përshtat në terren në një kohë rekord. Vizioni ynë nuk lidhje me asnjë interes palësh dhe nuk nxitej nga asnjë nevojë e brendshme për të bërë që një palë të dominonte mbi një palë tjetër”, tha Rama.
Kjo reformë, vijoi Kryeministri, “ishte në këndvështrimin tonë e vetmja rrugë dhe madje shumë e vonuar për të çelur një kapitull të ri në modernizimin e shtetit shqiptar dhe organizmin e strukturave të këtij shteti në funksion të qytetarëve”. Sot, nënvizoi Rama, “jemi dëshmitarë se me zgjedhjet e 21 qershorit kjo reformë, jo vetëm ishte rruga e duhur, por ishte absolutisht edhe e vetmja mënyrë për të bërë të mundur gjëra që për vite të tëra i janë bërë të pamundura vendit tonë dhe njerëzve tanë”.
“Qevervia po zbaton hap pas hapi programin e vet 4 vjeçar dhe si pjesë e këtij programi është jo vetëm reforma në kuptimin e riorganizimit të qeverisjes vedore, por edhe përshkallëzimi i kësaj reforme në përmbajtjen e qeverisjes vendore. Kryeministri Rama theksoi se me anë të kësaj reforme fatikisht u prish një status-kuo 20 vjeçare që pati pasoja të mëdha për vendin, që solli shkatërrime të mëdha në territor dhe qe solli shpartallim të madh të burimeve të zhvillimit, humbje të aseteve dhe pasurive të këtij populli për shkak të një organizimi jashtë kohe”.
Ambasadori i SHBA-së, Lu: Kemi ofruar 12.8 milionë dollarë për një qeverisje të mirë vendore
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka marrë pjesë sot në Konferencë Kombëtare të Qeverisjes Vendore që po zhvillohet në Tiranë. Ambasadori Lu u shpreh se vlerësonte kryetarin e Bashkisë së Tiranës i cili sipas Tij, ka qenë kryetari i parë që refuzoi ‘Mercedezin e zi” të Bashkisë duke marre me qera një Tojoto të vogël ngjyrë gri. “Shpresohet që ky të jetë trajtimi për të gjithë brezin e ri të drejtuesve vendorë. Se dyti na është thenë nga qeveria se reforma territoriale dhe administrative u miratua për të përmisur shërbimet publike dhe për të rritur cilësinë e administratës vendore dhe jo për të fituar zgjedhje. Tani qeveria ka mundësinë të vërtetojë këtë”, tha ambasadori amerikan”.
“E kemi nxitur kryeministrin, ministrin e Financave që t’ju japin administratave vendore paratë dhe pushtetin që u nevojiten për të përmiresuar shërbimet e njerëzve dhe për të vazhduar reformat në nivelin vendor. Gjithashtu i kemi kërkuar qeverisë vendore dhe qëndrore të investojë drejtpërdrejtë qeveritë vendore. Në vend të fondeve rajonale të zhvillimit të cilat ndeshen me rrezikun e përdorimit të financimit të kryetarëve të bashkive të PS-LSI-së dhe mohimin e fondeve për kryetareve të bashkive të opozitës. Bashkitë duhet të kenë gjithashtu dhe burimin e financimit përmes tatimit vendor ose ndarja me taksat për qeverisjen qëndrore”, u shpreh ambasadori Lu.
“Qeveria e SHBA-se, përmes USAID ka marrë angazhimin e saj financiar për këtë iniciativë të rëndësishme të qeverisjen vendore. Ne kemi caktuar 12.8 milione dollarë për të ndihmuar bashkitë që të ndërmarrin plane të efektshme të zhvillimit urban që të qeverisin në mënyrë transparente dhe të ndërgjegjshme ndaj nevojave, si dhe të përmisohen shërbimet e përditshme që u afrohen banorve vendor. Ne besojmë në fuqinë e qeverisjes së mirë vendore për të përmisuar jetët e njerëzve. Ky është themeli i demokracisë dhe kjo është ajo çfarë populli shqiptar kërkon”.
Ambasadori i Zvicrës Graf: Nuk ka decentralizim real pa decentralizim të mjeteve financiare Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Christoph Graf u shpreh gjatë fjalës së tij se, është e nevojshme qartësia e kompetencave. Sipas tij, “nuk ka decentralizim real pa decentralizim të mjeteve financiare”. Ambasadori Graff u shpreh se, “duhet të jepen mjetet e duhura financiare tek niveli vendor”.
Sigal