Tjetër viktimë nga ngricat, humb jetën 80-vjeçari

495
Sigal

Një tjetër viktimë nga moti i ftohtë me ngrica. Një 80-vjeçar ka humbur jetën sot në Vlorë, pasi kishte rrëshqitur në oborrin e shtëpisë të mbuluar nga akulli duke pësuar dëmtime në trup.
80-vjeçari Tasin Llanaj ndodhej në spital që prej datës 5 janar, ditë kur edhe kishte rrëshkitur në oborr por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë sot.
Sipas mjekëve, Llanaj ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të shumta të marra nga rënia. Deri tani 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit dhe ngricave.