Territorialja, PD: Nuk do lejojmë zhvillimin e zgjedhjeve

746
Sigal

TIRANË- Sipas kreut të grupit parlamentarë Demokrat, Edi Paloka, opozita nuk të lejojë zhvillimin e një procesi elektoral me këtë ndarje të re administrative. Madje për të bindur se ndarja e re territoriale është në shkelje të Kushtetutës dhe interesave të qytetarëve, Paloka, thekson se me këtë hartë edhe vetë socialistët nuk pranojnë të shkojnë në zgjedhje. “Mbase nuk merr pjesë as Partia Socialiste me këtë hartë. Ne nuk do të lejojmë që të zhvillohen as zgjedhjet me këtë reformë”, – theksoi në një intervistë për Ora News kreu i deputetëve demokratë. Në funksion të këtij qëndrimi ai bëri gjithashtu të ditur se opozita ka si emergjente aktualisht marrjen e të gjitha hapave ligjorë që harta e re territoriale të shërbej sipas tij vetëm si pikturë në shtëpinë e Kryeministrit, Edi Rama. “Zgjedhjet janë problemi i fundit për ne. Ne do të bëjmë të gjitha hapat që kjo reformë e kaluar në parlament me votat e maxhorancës të mos jetë reforma që do të zbatohet, pra do të ndjekim të gjitha hapat politikë, ligjor dhe me tej që kjo reformë të ngelet në letrat e Edi Ramës, një nga pikturat e fundit të Ramës është harta që ai ka vizatuar, le ta mbajë për kujtim në shtëpi”, – tha Paloka. I pyetur mandej lidhur me qëndrimin që Partia Demokratike do të mbajë ndaj Kuvendit me fillimin e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator, Paloka la të kuptohet se në qoftë se qeveria nuk ndryshon kurs, bojkoti do të vazhdojë të jetë si opsion dhe për sesionin e ri. Kreu i grupit parlamentar të PD-së theksoi se opozita do refuzojë të jetë pjesë e Kuvendit, me qëllim sipas tij shmangien e gjakderdhjes