Takimi, Meta pranon ftesën e Çiçek për vizitë bashkëpunimi në Turqi

426
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek i cili gjendet në Tiranë në kuadër të Sesionit të Dytë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Kryetari i Kuvendit Meta e falenderoi Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Çiçek për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të SEECP si dhe për mbështetjen e fuqishme që Turqia i ka dhënë funksionimit të Asamblesë Parlamentare.
Meta duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta vllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve theksoi se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet përqendruar në mbështetjen e punës së dy qeverive respektive për shumëfishimin e kontakteve dhe shkëmbimeve të gjithanshme bilaterale, veçanërisht shkëmbimeve ekonomike e tregtare.
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Cemil Çiçek shprehu kënaqësinë e pjesëmarrjes në Asamblenë Parlamentare të SEECP dhe vlerësoi angazhimin e Kryesisë Shqiptare gjatë vitit të kaluar të kësaj nisme të rëndësishme rajonale.
Duke vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin ndër parlamentar dhe marrëdhëniet e ngushta mes Turqisë dhe Shqipërisë, z. Çiçek shprehu dëshirën për një vizitë zyrtare të z. Meta në Turqi, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi. 
Sigal